Një truk i thjeshtë me një shishe plastike zgjidh problemin më të madh në kuzhinë – dhe atë për vetëm 5 minuta

Më poshtë gjenden disa ide se si t’i përdorni në mënyrën më të mirë shishet plastike që nuk ju nevojiten më. E dini vetë sa e lodhshme është kur bllokohet lavamani, dhe sa e bezdisshme është zbrazja e filtrit, sidomos për shkak të madhësisë së tij.


Prandaj, qoftë kur po gatuani dhe keni më shumë mbetje, apo kur po lani enë shumë të ndotura, ekziston një mënyrë për ta lehtësuar këtë punë.

Priteni shishen në mes dhe shpojini me thikë disa vrima në pjesën e poshtme. Në një kënd të lavamanit ngjitni një grep ngjitës dhe në të vareni gjysmën e shishes. Tani mund t’i hidhni brenda mbetjet e perimeve apo ato nga enët, dhe pastaj thjesht t’i zbrazni në koshin e mbeturinave. Kështu, jo vetëm që e lehtësoni punën, por edhe nuk do të hidhni perime të lagura direkt në kosh. Kjo do të thotë, më pak rrjedhje, por edhe më pak erëra të pakëndshme.

Majën e shishes mund ta përdorni në dy mënyra. E para është për larjen e enëve me sfungjer metalik. Që të mos lëndoheni, duhet që nëpër mes të sfungjerit të kaloni një fill, pastaj ta tërhiqni atë përmes hapjes së pjesës së sipërme të shishes, të shtrëngoni dhe të vidhosni kapakun.

Në këtë mënyrë, larja do të jetë shumë më e lehtë, para së gjithash sepse do të keni një lloj “doreze”, dhe gjasat për të prerë duart nga sfungjeri metalik janë shumë më të vogla, një problem që, siç e dini, mund të jetë mjaft i pakëndshëm, transmeton Telegrafi.

Mënyra e tretë është po aq e dobishme, sidomos kur bëhet fjalë për qeset e ngrirjes. Me gjasë perimet dhe frutat që i fusni në ngrirje i mbani në qese që i lidhni me nyje. Nëse gabimisht e shtrëngoni nyjën shumë fort, pothuajse me siguri do t’ju duhet ta shqyeni qesen, gjë që nuk është praktike, sidomos kur ju duhet vetëm një pjesë e përmbajtjes.

Në vend të kësaj, kalojeni pjesën e sipërme të qeses përmes kapakut të shishes dhe më pas vidhosni kapakun. Frutat dhe perimet do të ruhen më mirë dhe do të jetë më e lehtë të merrni sasinë që ju nevojitet. Më pas, thjesht vendoseni kapakun përsëri, shtrëngojeni dhe futeni qesen në ngrirje. /Telegrafi/