LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhja e duhur për lëkurën e dëmtuar dhe flluskat e bezdisshme të krijuara nga këpucët

Zgjidhja e duhur për lëkurën e dëmtuar dhe flluskat e bezdisshme të krijuara nga këpucët

Ne të gjithë e dimë se sa e tmerrshme është të largohemi nga shtëpia me një palë këpucë të reja vetëm për të ardhur në shtëpi me dhimbje dhe flluska të krijuara nga këpucët

Sipas Channel Better Health flluskat janë përgjigja e trupit ndaj lëndimit ose presionit. Kur lëkura është dëmtuar, një flluskë formohet për të zbutur zonën nga dëmtimet e mëtejshme.


Megjithëse mund të hiqni flluskën duke e ngacmuar ju këshillojmë të mos e bëni.

Duke e ngacmuar atë mund të shkaktoni një infeksion kështu që në këto mënyra më poshtë mund të gjeni zgjidhjen e duhur:

Ujë me kripë

Në një legen me ujë të ngrohtë hidhni kripë dhe mbajini këmbët në ujë për 20 minuta.

Në fillim flluskat do t’ju djegin, por do të dezinfektohen dhe plagët do të thahen.

Aloe Vera

Lyeni flluskën me xhelin e Aloe Veras, shumë herë në ditë. Ditën e nesërme s’do të keni më asnjë shqetësim.

Aloe Vera qetëson dhimbjet dhe shëron plagët.

Hudhër

Për këtë ilaç natyral ju duhet të keni 3 thelpinj hudhër dhe 100 gram trumzë. Në 1 litër ujë shtoni trumzën dhe lëreni të valojë.

Lani këmbët me lëngun e krijuar, pas kësaj prisni hudhrën në copa të vogla dhe vendosini në plagët e krijuara. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori