LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet serbe në Kosovë, analistët: Për shkak të invazionit rus në Ukrainë, vendi ynë ka hapësirë diplomatike më të favorshme ndaj Serbisë

Zgjedhjet serbe në Kosovë, analistët: Për shkak të invazionit rus në Ukrainë, vendi ynë ka hapësirë diplomatike më të favorshme ndaj Serbisë

Votimi i serbëve të Kosovës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, të cilat pritet të mbahen më 3 prill kanë ngjallur debate në opinionin publik në Kosovë.

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini janë shprehur se Kosova nuk mund të ndalojë zgjedhjet serbe por në pyetje janë mënyrat se si do të zhvillohen ato.

Megjithatë ka prej tyre që mendojnë se për shkak të invazionit rus në Ukrainë, Kosova është në situatë më të favorshme diplomatike ndaj Serbisë në raport me këtë problem.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se nuk ka vendim nga Qeveria që mund të ndalojë zgjedhjet serbe në Kosovë, por sipas tij çështja është se si do të organizohen ato.

“Tash për tash janë dy mënyra se si do të mbahen zgjedhjet në Kosovë: Përmes postës apo përmes Zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Përmes Zyrës ndërlidhëse do të jetë shumë e vështirë pasi ajo nuk është si objektet e ambasadave, por vetëm një zyre në objektin e BE-së ën Prishtinë”, tha Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Vehbi Kajtazi thotë se përfaqësuesit tonë politikë janë më të izoluar se asnjëherë më parë në raport me ndërkombëtarët.

Sipas tij Kosova në disa aspekte ka ndjekur politika të gabuara në raport me Amerikën dhe sipas tij duhet pasur kujdes me zgjedhjet serbe.

“Nëse Amerika mban qëndrim sikurse për referendumin serb, zgjedhjet serbe në Kosovë nuk duhet të lejohen, por nëse Amerika thotë se zgjedhjet serbe duhet të lejohen, ne duhet t’i lejojmë ato. Nëse nuk dëgjojmë Amerikën do të kemi dëm të jashtëzakonshëm politikë”.

Ylli Hoxha thotë se me rastin e refuzimit të referendumit serb nga Qeveria e Kosovës është vendosur një standard, por sipas tij të shohim a do të respektohet ky standard edhe me zgjedhjet serbe që nuk dallon shumë.

Ai thotë se situata në Ukrainë ka sjellë një momentum të ri edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë.

“Vetëm Qeveria e Serbisë nuk është deklaruar kundër intervenimit rus në Ukrainë…Ne duhet të këmbëngulim më shumë se që kemi këmbëngulur para një muaji, sepse ka një hapësirë diplomatike shumë më të favorshme se që ka pasur para intervenimit rus në Ukrainë”, deklaroi Hoxha.

Edhe Dardan Gashi thotë se praktikat evropiane nuk njohin asi vendime që të hapen vendvotime në një shtet tjetër pos ambasadave.

“Votimi me postë apo votimi në ambasada është praktikë e Evropës. Është praktikë që serbët me ndihmën e OSBE-së kanë organizuar zgjedhje në Kosovë. Nëse do të mbaheshin zgjedhjet në zyrat ndërlidhëse kjo do të ishte fitore e madhe për Qeverinë pasi në një mënyrë Serbia po e njeh Kosovën”, deklaroi Gashi.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se zgjedhjet serbe do të duhet të lejoheshin në marrëveshje me Serbinë.

“Nëse do të bënim një marrëveshje me Serbinë se si do të organizoheshin zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, do të duhej ta kërkonim edhe një gjë të tillë për zgjedhjet e Kosovës në Serbi”.

Ymeri thotë se nëse edhe Kosova do të mbikëqyrte votat e serbëve të Kosovës në Serbi, ndoshta nuk do të kishim 10 deputetë nga Lista serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori