LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani më 24 shtator

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani më 24 shtator

Zgjedhjet legjislative gjermane, në përfundim të të cilave kancelarja Angela Merkel shpreson të arrijë një mandat të katërt, do të zhvillohen më 24 shtator, vendosi sot qeveria.

Data, e miratuar në këshillin e ministrave sipas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, duhet të miratohet formalisht nga presidenti i republikës, Joachim Gauck.