LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në veri, BE: Të shpallen sa më parë, pjesëmarrja e serbëve të jetë e plotë dhe e pakushtëzuar

Zgjedhjet në veri, BE: Të shpallen sa më parë, pjesëmarrja e serbëve të jetë e plotë dhe e pakushtëzuar

Bashkimi Evropian ka kërkuar që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme në veri, duke kërkuar gjithashtu pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i tha Telegrafit se BE mbetet e shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.


BE-ja mirëpriti njoftimin e Qeverisë së Kosovës për një reduktim të menjëhershëm prej 25% të pranisë së policisë në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, si dhe përkushtimin për uljen e mëtejshme të pranisë pas vlerësimeve të përbashkëta të sigurisë nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i.

“Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm. Për më tepër dhe për t’i dhënë fund krizës aktuale, zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, thotë një zëdhënës i BE-së.

Shefi i BE-së, Szunyog: Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, por duhet angazhim konstruktiv për të depërshkallëzuar situatën në veri
Lexo po ashtu Shefi i BE-së, Szunyog: Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, por duhet angazhim konstruktiv për të depërshkallëzuar situatën në veri

Më tej në përgjigjen për Telegrafin thuhet se BE-ja ka dënuar dhunën dhe vazhdon të bëjë thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës nga të dyja palët.

“BE-ja ka bërë kërkesa specifike për de-përshkallëzimin për të dyja palët (sipas Deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor, propozimit të Përfaqësuesit të Lartë për të dyja palët më 22 qershor dhe konkluzioneve të Këshillit Evropian të 30 qershorit).

Në deklaratën e 3 qershorit, të rënë dakord nga 27 shtetet anëtare, BE tha qartë se ishte e gatshme të merrte masa në rast të dështimit për të de-përshkallëzuar situatën…

BE-ja i kërkoi Kosovës që të mos e përshkallëzojë situatën dhe të pezullojë menjëherë operacionet e policisë brenda dhe në afërsi të katër ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Katër kryetarët e komunave duhet të kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori