Më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet për kryetar komunash në katër komunat veriore të vendit, ndërkaq sot është afati i fundit ku partitë politike mund të regjistrohen për të marr pjesë në zgjedhjet për kryetar komunash.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ftoi komunitetin serb që ta shfrytëzojë këtë mundësi.
“Unë i ftojë të gjithë kandidatët, politikanët, partitë politike që dëshirojnë të përfaqësojnë, të angazhohen në vendin tonë të përbashkët edhe nga komuniteti serb që ta shfrytëzojnë ditën e fundit për kandidim përmes aplikimit. Është dita e sotme, 22 mars 2023 për zgjedhjet e 23 prillit.
Pra, është shumë me rëndësi që të gjithë ata që dëshirojnë të angazhohen për politika publike në nivelin komunal në veri dhe të cilët dëshirojnë të përfaqësojnë politikisht interesat e qytetarëve, në këtë rast pakicës serbe t’i shfrytëzojnë këto orë të fundit të mundësisë për të aplikuar”, ka thënë Kurti.
Ai tha më tej se nuk ka bërë thirrje për kthim në institucione, por siç tha ai ka bërë thirrje për aplikim të ri të të gjithë atyre që janë të interesuar jo vetëm në politikë, por edhe në shërbim publik si policia, shëndetësia, arsimi, etj.
“Të gjithë serbët e kanë këtë të drejtë si qytetarë të vendit tonë dhe duhet ta shfrytëzojnë atë. Pra, atij i cili hodhi uniformën e Republikës së Kosovës unë si them dot kthehu, ose atij, që shkoi dhe mori medalje në Beograd pas dorëheqjes. Mirëpo, të tjerët që janë të interesuar padyshim që e mirëpresim aplikimin e tyre. Nga informatat që i kam nga Ministria e Punëve të Brendshme sa vie e rritet aplikimi i serbëve në këtë kohë madje dhe konvertimi i targave”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë