LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Tuz, shqiptarët kërkojnë komunën

Zgjedhjet në Tuz, shqiptarët kërkojnë komunën

Për herë të parë në Tuz, të dielën votohet për të zgjedhur kryetarin e komunës dhe kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi.

Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë në këtë ditë nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.


Nikë Gjeloshaj është kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar.

Sot mbahen zgjedhjet në Komunën e Tuzit
Lexo po ashtu Sot mbahen zgjedhjet në Komunën e Tuzit

Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”. Nëse fiton, Gjeloshaj do të udhëheqë komunën e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, pas asaj të Ulqinit.

Politikanët në Tuz thonë se shumë shqiptarë nga diaspora janë kthyer në vendlindje për të votuar, në mënyrë që shqiptarët të jenë zot në komunën e tyre.

Zgjedhjet në Mal të Zi - Komuna Tuz pritet të drejtohet nga shqiptarët
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Mal të Zi - Komuna Tuz pritet të drejtohet nga shqiptarët

Të drejtë vote kanë të paktën 11,800 votues dhe që po shprehin vullnetin e tyre në 30 qendra votimi deri në ora 20:00.

Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të ligjit që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit vitin e kaluar, duke e ndarë atë nga Podgorica. /TCH/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori