LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Maqedoni patjetër të jenë të besueshme

Zgjedhjet në Maqedoni patjetër të jenë të besueshme

Sot në Shkup u mbajt takimi i 13-të me radhë i Komitetit të përbashkët konsultativ (KPK) ndërmjet Komitetit të rajoneve të BE-së dhe Republikës së Maqedonisë.

Takimi organizohet nga Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL), Ministrisë së vetëqeverisjes lokale dhe Komitetit të rajoneve të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në këtë takim, mes tjerash u tha se zgjedhjet në dhjetor janë mundësi për Maqedoninë, që politikanët ta nxjerrin nga kriza dhe ta lëvizin drejt integrimeve euroatlantike. Por, zgjedhjet duhet të jenë të besueshme.

Lukas Holub, përfaqësues i delegacionit të BE-së tha se Njësitë e vetëqeverisjes lokale kanë rol të rëndësishëm në procesin e zgjerimit dhe integrimit në BE.

Shiret Elezi, ministre e vetëqeverisjes lokale tha se Qeveria do të përqëndrohet në vazhdimin e reformave që është prioriteti më i lartë i vendit./Telegrafi/