LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Dibër, Prokuroria nis hetimet për shitblerje të votës

Zgjedhjet në Dibër, Prokuroria nis hetimet për shitblerje të votës

Pas denoncimeve në emisionin investigativ “Fiks Fare”, por edhe në media të tjera, Prokuroria e Dibrës nisi hetimet për dyshimet se është blerë vota gjatë garës elektorale për bashkinë e këtij qyteti.

Procedimi penal është regjistruar kryesisht për veprën penale “të dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, duke qenë se publikisht u shfaqën filmime ku disa shtetas pohonin se iu ishte premtuar punë apo ishin paguar për të votuar kandidatin e koalicionit të majtë Muharrem Rama.

Grupi i hetimit është në pritje të marrjes së këtyre pamjeve filmike, por edhe të deklaratave publike ku denoncohet një aferë e tillë.


Kandidati socialist Muharrem Rama fitoi në zgjedhjet lokale për Dibrën përballë kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu me mbi 4 mijë vota diferencë./tch/