LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale, kritikohet mospublikimi i programeve qeverisëse

Zgjedhjet lokale, kritikohet mospublikimi i programeve qeverisëse

Vonesa e programeve nga kandidatët për kryetarë komunash po kritikohet. Shoqëria civile e konsideron këtë si mungesë komunikimi me qytetarët.

Një pjesë e kandidatëve që pretendojnë të bëhen kryetarë të komunave, ende nuk kanë publikuar programet e tyre qeverisëse.

Ky veprim i këtyre kandidatëve po kritikohet nga organizatat e shoqërisë civile.


Naim Jakaj nga Instituti për Politika Sociale vonesën e prezantimit të programeve nga partitë politike po e quan mungesë të komunikimet me qytetarët.

“Programet e partive dhe kandidatëve që garojnë në zgjedhje janë tepër të rëndësishme për të ndihmuar qytetarët se cilën partia apo kandidatë dëshirojnë ta votojnë. Tek në po ndodh e kundërta…Për mua ky është një aspekt i dobët i komunikimit mes politikanëve dhe zgjedhësve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Naim Jakaj.

Ndërkaq profesori i komunikimit Faton Ismajli, thotë se kandidatët në mungesë të programeve përdorin temat nacionale për t’i fituar zgjedhjet.

“Ata kandidat që nuk kanë shumë ide se çka do të ndodh me pushtetin lokal, përdorin tema nacionale. Ata përmes temave nacionale pretendojnë të fitojnë vota në nivelin lokal”, deklaroi Faton Ismajli.

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale përfundon me 15 tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Formohet një parti e re politike në Kosovë

Formohet një parti e re politike në Kosovë

Politikë
Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Drejtësi
“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

Lajme

"Mashtruese" dhe "Jorelevant", si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Lajme
Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Lajme
“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Lajme
Kalo në kategori