LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, kreu i KQZ-së: Tentativat për shitblerje të votës do të përballen me pasoja

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, kreu i KQZ-së: Tentativat për shitblerje të votës do të përballen me pasoja

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale në Shqipëri, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur sot se çdokush që do të tentojë të angazhohet në një proces të shitblerjes së votës apo dhe të ndikimit në një mënyrë tjetër mbi vullnetin e qytetarëve do të përballet me pasoja.

Në një konferencë për shtyp të shpërndarë nga zyra e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve në Facebook, Celibashi ka sqaruar që tashmë ka kaluar akti normativ, i cili shtyn vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit për qytetarët e 6 bashkive që pritet të votojnë për kryebashkiakun e tyre të ri më 6 mars.


“Kështu që edhe për këto zgjedhje, ata qytetarë të cilët kanë pasur një dokument identifikimi të skaduar, apo ju skadonte ky dokument identifikimi në datën 6 mars, qeveria nëpërmjet aktit normativ ka vendosur shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së këtyre dokumenteve. Kështu që do të jenë të lejuar të votojnë dhe në këtë pikëpamje, të paktën për këtë shkak nuk do të ketë ndonjë votues që do të pengohet për të votuar në datën 6 mars”, tha Celibashi.

Shqipëria drejtë zgjedhjeve të pjesshme lokale më 6 mars, përshpejtohet dhënia e letërnjoftimeve
Lexo po ashtu Shqipëria drejtë zgjedhjeve të pjesshme lokale më 6 mars, përshpejtohet dhënia e letërnjoftimeve

Komisioneri u shpreh se “KQZ do të ketë vëmendje të shtuar në këto zgjedhje ndaj disa fenomeneve negative, të klasifikuara edhe si kriminale në zgjedhjet e shkuara. Çdokush që do të tentojë të angazhohet në një proces të shitblerjes së votës apo dhe të ndikimit në një mënyrë tjetër mbi vullnetin e qytetarëve do të ketë pasoja”.

“Nuk më vjen mirë në fakt ta sjell në vëmendje, por tashmë një pjesë jo e vogël e atyre rasteve dhe atyre personave, të cilët KQZ i ka evidentuar si në shkelje të Kodit Zgjedhor, janë duke u ballafaquar me organet e drejtësisë”, nënvizoi Celibashi.

“Nëse dikush e ka guximin të ketë ballafaqim me organet e drejtësisë dhe të angazhohet në veprimtari të paligjshme që të cenojë integritetin e procesit zgjedhor, mund ta bëjë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Celibashi ftoi “ata qytetarë, media, OJQ apo edhe përfaqësues të partive politike, që në çdo rast që do të evidentojnë shkelje, t’i denoncojnë në organet e ndjekjes penale”, tha Celibashi.

Ai ka shtuar se KQZ është në fazën përmbyllëse të përgatitjes së zgjedhjeve, duke shtuar se është shpërndarë bazën materiale thuajse në të gjitha qendrat e votimit, me përjashtim të një qendre në Shkodër.

“Edhe në këto zgjedhje do të zhvillohet identifikimi elektronik i votuesve dhe në zonën zgjedhore të bashkisë Vorë do të zhvillohet votimi elektronik”, ka shtuar Celibashi.

Shqipëria pritet të mbaj zgjedhje të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit – Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë.

Forcat kryesore që marrin pjesë në zgjedhje përmes kandidatëve të tyre janë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” i përbërë nga grupimi i Sali Berishës, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori