LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria drejtë zgjedhjeve të pjesshme lokale më 6 mars, përshpejtohet dhënia e letërnjoftimeve

Shqipëria drejtë zgjedhjeve të pjesshme lokale më 6 mars, përshpejtohet dhënia e letërnjoftimeve

Ministria e Brendshme është shprehur sot se në bashkëpunim me kompaninë e prodhimit të dokumenteve biometrike “Aleat” kanë rënë dakord që të përshpejtojnë lëshimin e letërnjoftimeve për qytetarët që kanë aplikuar, në mënyrë që të garantojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars.

Shqipëria pritet të mbaj zgjedhje të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit – Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë.


Lëshimi i përshpejtuar i letërnjoftimeve është i vlefshëm vetëm në njësitë vendore ku do të mbahen zgjedhjet, ka theksuar ministria.

Forcat kryesore që marrin pjesë në zgjedhje përmes kandidatëve të tyre janë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” i përbërë nga grupimi i Sali Berishës, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, për aplikimet në 6 qytetet ku do të mbahen zgjedhje, letërnjoftimi do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori