LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e reja në veri – analistët e shohin si version më të mirë dorëheqjen e kryetarëve të katër komunave

Zgjedhjet e reja në veri – analistët e shohin si version më të mirë dorëheqjen e kryetarëve të katër komunave

Kryetarët e katër komunave në veri duhet të japin dorëheqje, pasi shkarkimi përmes peticionit qytetar zvarrit shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri, thonë njohësit e proceseve zgjedhore dhe analistët politikë.

Sipas tyre, pavarësisht nisjes së procedurave për hartimin e një udhëzimi administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri, duhet një marrëveshje politike që këta të fundit të japin dorëheqje, pasi stërzgjatja e zgjedhjeve të reja në veri i shkon përshtati vetëm Serbisë.


Njohësi i proceseve zgjedhore, njëherësh ish-kryetar i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë për KosovaPress se iniciativa e qeverisë për hartimin e një udhëzimi administrativ është legjitime, pasi njëra nga mënyrat e shkuarjes në zgjedhje në veri është edhe peticioni qytetar.

Ai edhe tregon procedurat si duhet të ndiqen nëse shkohet në këtë formë, mirëpo nënvizon se rruga më e lehtë dhe shpejtë edhe për t’i plotësuar kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë është dorëheqja e kryetarëve.

“Në njërën nga mënyrat e shkuarjes në zgjedhje është kjo, Ligji për vetëqeverisje lokale, neni 72 tregon qartë se me një kërkesë 20 përqindëshi i trupit elektoral të një komune ka të drejtë të kërkoj shkarkimin, gjegjësisht dorëheqjen e kryetarit. Kërkesa i dorëzohet kryesuesit të komunës dhe ai e përcjellë tek institucionet përkatëse.

Kjo është mënyrë më kolaterale, zvarritje dhe kërkon kohë më shumë. Udhëzimi administrativ që po e bën Qeveria nuk e di se sa kohë merr. Për një muaj kanë thënë, por ajo zgjat më shumë se duhet të miratohet, analizohet dhe studiohet mirë. Por, ligji thotë kërkesë dhe kjo mendoj se është e mjaftueshme.

E dyta, kjo qeveri nuk ka garanci që përsëri të dalin shumica e elektoratit të komunitetit serb…Dorëheqjet e kryetarëve në veri? Patjetër se po se është rruga më e lehtë dhe shpejtë se nuk kemi kohë për të pritur. Jo vetëm kaq, zvarritja i konvenon vetëm Serbisë dhe jo vetëm kaq, Bashkimi Evropian nuk lejon dhe pranon zvarritje. Neve na duhet sa më parë që të hiqen masat pasi janë barrë e popullit të Kosovës”, thotë ai.

Skeptik se do të ketë sukses peticioni për shkarkimin e kryetarëve është edhe analisti politik, Albinot Maloku.

Ai thotë për KosovaPress se faktori ndërkombëtar nuk është i interesuar për këtë model, andaj duhet të insistohet që kryetarët të japin dorëheqje sa më shpejtë dhe të shpallen zgjedhjet në veri.

“Nga aspekti i procedurave ligjore nuk mund të thuhet se ka vërejtje pasi peticionin si të tillë e njohin edhe kapacitet ligjore të Republikës së Kosovës të të gjitha aspekteve. Në anën tjetër a do të ketë sukses, unë kam dyshimet e mija për faktin se edhe faktori ndërkombëtar nuk është i interesuar në asnjë mënyrë për këtë model.

Deri tani mirëfilli dihet se për të gjitha modelet që i ka ofruar Qeveria e Kosovës në të gjitha proceset e fundit në lidhje me veriun, nuk mbahet mend ndonjëra prej tyre që është pranuar nga faktori ndërkombëtar, veçmas ata që i kanë vendosur sanksione Kosovës. Nga faktori ndërkombëtar ky proces konsiderohet zvarritje të jetësimit të marrëveshjes së Bratislavës paraprakisht, e cila ndërlidhet me procesin zgjedhor në katër komunat veriore. Përveç këtyre 1 muaj përgatitje për dy-tre faqe një udhëzim administrative është shenja thelbësore që faktori ndërkombëtar po e merr si zvarritje dhe mungesë vullneti për të proceduar me procesin zgjedhor. Në anën tjetër, do të ishte më mirë që të kishte një marrëveshje politike, kjo me siguri do të ishte më e mirë dhe leverdishme që do të tregohej e suksesshme”, thekson Maloku.

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka formuar një grup punues për hartimin e një udhëzimi administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Ky udhëzim administrativ është thënë se do të hartohet deri më 1 shtator.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, vazhdimisht e ka shprehur se dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore është zgjidhje më e lehtë dhe shpejtë për shtensionimin e plotë të situatës në veri. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori