Zgjedhjet e parakohshme, LDK me 113 zotime për Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar 113 zotime konkrete për qytetarët e Kosovës — një program qeverisës i ndërtuar mbi zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, integrimin euro-atlantik dhe forcimin e shtetit.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në qendër të këtij programi janë familja, të rinjtë, ekonomia dhe dinjiteti i qytetarit.
Këto janë 10 zotimet kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës:
1. Paga më të larta, menjëherë,
Koeficienti 150 dhe dyfishimi i pensioneve.
2. Punë për çdo të ri të diplomuar,
Punësim i garantuar dhe trajnim për 40 mijë të rinj.
3. Ulje e çmimeve,
Moratorium i çmimeve të energjisë dhe ulje e çmimeve të produkteve bazike.
4. Aleancë e pathyeshme me Perëndimin,
Kosova në NATO e BE, përfaqësim dinjitoz, partneritet strategjik, siguri kombëtare dhe besueshmëri ndërkombëtare.
5. Pavarësi energjetike për Kosovën,
Central i ri me gaz amerikan.
6. Kosova e lidhur përmes infrastrukturës rrugore,
Përfundimi i autostradave dhe magjistraleve brenda mandatit.
7. Dhjetëra-mijëra vende të reja pune,
Investitor strategjik në ICT dhe ekonomi digjitale.
8. Mbështetje për familjen, me ligj,
Shtesa të garantuara për fëmijë, lehona, gra kujdestare dhe pensionistë.
9. Spital i ri i Kosovës,
Kujdes shëndetësor modern e dinjitoz.
10. Mësim tërëditor për fëmijët tanë,
Në secilën komunë të Kosovës. /Telegrafi/














































