LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Këshillin e Komunës së Tetovës më 20 gusht

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Këshillin e Komunës së Tetovës më 20 gusht

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme vendosi që zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës të mbahen më 20 gusht 2022, ndërsa të sëmurët dhe të gjitha kategoritë tjera që sipas ligjit kanë bazë për të votuar, mund të ushtrojnë të drejtën e votës një ditë më herët, pra më 19 gusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kontrolli i listës së zgjedhësve fillon më 1 korrik dhe zgjat 20 ditë, deri më 20 korrik. Mbledhja e nënshkrimeve për listat e pavarura të kandidatëve fillon më 30 qershor dhe do të zgjasë 15 ditë deri më 14 korrik dhe do të bëhet në zyrën rajonale të KSHZ-së në Tetovë. Dorëzimi i listave të kandidatëve për kandidatë për Këshillin e Komunës së Tetovës në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve është më së voni deri më 15 korrik deri në ora 00:00. Shorti për numrin rendor të fletëvotimeve për listat për Këshillin e Komunës së Tetovës, KSHZ-ja do ta bëjë më së voni deri më 26 korrik.


Fushata zgjedhore për zgjedhjet për Këshillin e Kosovës fillon më 31 korrik në ora 00:00 dhe zgjat deri më 18 gusht deri në ora 00:00”, njoftoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Qeveria më 14 qershor miratoi vendimin për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës në përputhje me një nga kushtet e nenit 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit këshillat komunalë do të shpërndahen nëse nuk miratojnë llogarinë përfundimtare dhe buxhetin deri më 31 mars parashikuar nga dispozita ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori