LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e lodrave për fëmijët

Zgjedhja e lodrave për fëmijët

Lodra për fëmijë. Orë pa fund në korridorret e një dyqani lodrash pa qenë në gjendje për të zgjedhur “lodrën e duhur”

Tingëllon e njohur? Kjo është një eksperiencë e njohur për prindërit, ose përgjithësisht për konsumatorët të cilët duan të blejnë diçka për një fëmijë.


Çfarë të blesh? Cila lodër është e përshtatshme për cilën moshë? Fëmija im kërkon diçka specifike. Duhet t’ia blej?

Cilat janë kriteret për të zgjedhur një lodër të “mirë”?

Lodrat e fëmijëve

Një koment i zakonshëm në ditët tona është se tani shumë gjëra e “kanë humbur pafajësinë” në masë të madhe. Kjo vlen edhe për lodrat dhe ne duhet të jemi mjaft të kujdesshëm në zgjedhjet tona.

Është e rëndësishme të zgjedhim me kujdes lodrat për fëmijët tanë dhe të sigurohemi që ato kontribuojnë në argëtimin dhe zhvillimin e duhur të tyre.

⦁ Natyrisht rolin kryesor e luan blerësi pasi ai zgjedh lodrën bazuar në shijet e tij.

⦁ Një element tjetër që duhet marrë në konsideratë është dëshira e fëmijës, e cila mund të jetë e logjikshme, por kërkesat e tij mund të mos jenë dhe aq të përshtatshme, sepse ajo që ka dëshirë mund të jetë shumë e shtrenjtë ose me cilësi të ulët ose e papërshtatshme për moshën e tij.

⦁ Mosha e fëmijës është një kriter tjetër që duhet të mbahet parasysh kur përzgjidhen lodrat. Shumica e lodrave tregojnë në paketim për cilën moshën janë të përshtatshme.

⦁ Gjinia e fëmijës është gjithashtu diçka që përcakton zgjedhjen e lodrës. Na pëlqen apo jo, shumë lodra janë të destinuara për djem, e të tjera për vajza dhe natyrisht që ka disa për të dyja gjinitë.

Kriteret për përzgjedhjen e lodrave të fëmijëve

Shikoni tek alternativat që keni. Një lodër ofron më së shumti argëtim. Përzgjodhe diçka që ofrom më shumë se kaq?

Një lodër që zhvillon aftësi, trajnon fëmijën, inkurajon imagjinatën dhe krijimtarinë… nuk ka “rregull” në përzgjedhjen e një lodre. Ndoshta mund t’ju ndihmojmë me “këshillat” e mëposhtme:

⦁ Lodra duhet të jetë e përshtatshme për moshën e fëmijës (veçanërisht lodrat e destinuara për fëmijët më të vegjël se 3 vjeç, të cilat mund të përmbajnë pjesë të vogla ose kordona e çdo gjë tjetër që mund të jetë e rrezikshme).

⦁ Përjashtoni lodrat prej rrobe dhe të mbushura të cilat lëshojnë push, pasi janë shumë të rrezikshme për bebet.

⦁ Lodra duhet të përshtatet me personalitetin e fëmijës. Vini re “talentet” e fëmijës dhe ndihmojë t’i kultivojë ato. Për shembull, një djalë që ka qejf të ndërtojë gjëra do të preferonte më mire tulla lodër sesa një top futbolli.

⦁ Ofroni shumëllojshmëri lodrash në jetën e fëmijës. Çdo lloj lodre mund të zhvillojë një aftësi të veçantë tek fëmija. Për shembull, lodrat që luhen vetëm nuk janë të mjaftueshme, fëmija duhet të mësojë të ndërveprojë dhe kjo mund të arrihet përmes lodrave në grup ( lodrat që luhen mbi tavolinë janë zgjidhje shumë e mirë për në shtëpi).

⦁ Nuk është e nevojshme të blini diçka të shtrenjtë. Lodrat e shtrenjta nuk janë domosdoshmërisht më të mirat, e përveç kësaj, një fëmijë nuk i dashuron lodrat për shkak të çmimit!

⦁ Sigurohu që lodra nuk është e dëmshme nga përbërësit që ka dhe të ketë material të mirë ( jo toksike).

⦁ Preferoni të blini një lodër të bukur e me cilësi të mirë, sesa shumë me cilësi të dyshimtë! Në këtë mënyrë fëmija do të mësohet të besojë “më mirë pak dhe saktë”.

Blerja e lodrave nuk është lojë

⦁ Kontrollo nëse lodra është e sigurt (nuk ka anë të mprehta, nuk është toksike, nuk ka pjesë të vogla që mund të gëlltiten nga fëmija…)

⦁ Është rezistente? Është e lehtë në përdorim?

⦁ Është i besueshëm prodhuesi i lodrës?

⦁ Kërkoni për shenjën CE në kuti ose ambalazhim, nëse është, lodra është në përputhje me standardet e Unionit Evropian.

⦁ Hiqeni mendimin se shpenzimi i madh do të sjellë kënaqësi të madhe. Fëmijët nuk e dinë koston e lodrave. Zgjidhni diçka me kujdes dhe dashuri, pavarësisht çmimit.

⦁ Lodrat e reklamuara mund të jenë më tërheqëse për fëmijët. Nëse besoni që njëra nga ato përputhet me standardet bazë, s’ka problem t’i blini. Por mbani mend se vetëm se janë në reklamë nuk do të thotë se janë patjetër të mira.

Marka CE

Lodrat që ne blejmë duhet të kenë markën CE, e cila teorikisht siguron cilësinë e produktit, këshillon Babylino. Këto produkte janë testuar dhe përputhen me specifikimet e vendosura nga Unioni Evropian.

⦁ Fitime të shumta është motivi kryesor i shumë dyqaneve, që nuk kujdesen për cilësinë e lodrave që shesin, as për nevojat apo dëshirat e interesat e blerësve dhe veçanërisht të konsumatorëve finalë, fëmijëve.

⦁ Ka kategori produktesh që perceptohen si lodra (p.sh., dekorimet e festave, bizhutë false, modele në skenë, etj), por nuk janë lodra dhe për këtë arsye prodhuesit e tyre nuk janë subjekt për specifikimet e lodrave.

⦁ Tregu është plot me imitime të markave të lodrave me cilësi shumë të ulët, lodra pa etiketat përkatëse (prodhuesi, importuesi, mosha) si dhe lodra pa manual në gjuhën vendase.

⦁ Mos blini lodra sa herë që ua kërkon fëmija. Blini me raste (ditëlindje, festa etj). Nuk ka nevojë të merrni gjithmonë dhurata kur të vizitoni një fëmijë, e jo gjithmonë dhuratat duhet të jenë lodra. Kështu u ulni lodrave vlerën dhe rolin.

⦁ Mos lejoni që reklamat të vendosin për ju. Përdorini për të marrë ide, por qëndroni së bashku me fëmijën, pasi është ai që do të vendosë përfundimisht.

Lodra për fëmijë 1 vjeç

Bebet në këtë moshë nisin të ecin, mund të ulen pa mbështetje, mund të rrotullohen si voza, venë re, entuziazmohen me stimujt e rinj.

⦁ Topa
⦁ Formuese me copa të mëdha
⦁ Kukulla, kafshë të mbushura
⦁ Tulla formuese
⦁ Lodra tematike (ferma, shtëpia, familja)… me copa të mëdha
⦁ Makina
⦁ Piramida me unaza

Lodra për fëmijë 2-3 vjeç

⦁ Materiale ndërtuese (tulla, blloqe)
⦁ Materiale për aktivitete arti (flomasterë, plastelinë – gjithmonë kontrolloni nëse janë jo toksike).
⦁ Karroca apo kafshë që fëmija mund të hipë
⦁ Pajisje të kuzhinës
⦁ Tablo e kavaletë për pikturë, ose dërrasë me shkumës
⦁ Tren
⦁ Karrocë me pedale
⦁ Kafshët e vogla janë shumë të dashura për fëmijët dhe mund t’i gjeni në shumë lloje (sigurohuni që kanë cilësi të mirë të plastikës)
⦁ Vegla
⦁ Instrumente muzikore

Krijo me fëmijën tënd

Bebja po rritet çdo ditë dhe po bëhet gjithnjë e më aktive dhe e lëvizshme! Çdo gjë rreth tij është e re dhe entuziazmohet me çdo gjë që i tërheq vëmendjen!

Gradualisht nis të reagojë më shumë ndaj ngjyrave të forta, dizajneve gazmore, formave dhe modeleve që tërheqin vëmendjen, kështu do të nisë të kontrollojë dhe koordinojë trupin.

Bllok Vizatimi

Përzgjidh temat që ju pëlqejnë dhe kliko mbi to për të shkarkuar të dyja variantet (me ngjyra dhe bardh e zi); printoji dhe ngjyrosini! /Telegrafi/