Instituti i Maqedonisë për Mediume (IMM) ka zgjedhur gazetarët e vitit, duke u dhënë çmimin ''Nikolla Mlladenov'', si dhe ka shpërndarë disa mirënjohje, transmeton Telegrafi.

Çmimin e parë për ngarjen më të mirë hulumtuese, e mori ekipi i rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN, për projeketin ''Shkupi 2014 nën llupë''.


Çmimi i dytë iu dha gazetares së TV Telma, Biljana Nikollovska, për dokumentarin ''Si sistemi shëndetësor vret fëmijë'', ndërkaq çmimin e tretë e morën Xhelal Neziri për temën ''Në mbretërinë toksike të Jugokromit'', si edhe Goran Rizaov, Sashka Cvetanovska dhe Borjan Jovanivski, për një seri tekstesh rreth aferës ''Telekomi i Maqedonisë''./Telegrafi/