LAJMI I FUNDIT:

Zgjatja e orarit të gastronomisë, miratimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe rishikimi i buxhetit për vitin 2021 – top ngjarjet e javës në ekonomi

Zgjatja e orarit të gastronomisë, miratimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe rishikimi i buxhetit për vitin 2021 – top ngjarjet e javës në ekonomi

Miratimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19, zgjatja e orarit të gastronomisë dhe sallave të dasmave, miratimi në parim i rishikimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2021 dhe greva e punëtorëve të Administratës Tatimore.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të lehtësoj masat kundrejt pandemisë COVID-19 duke zgjatur orarin e aktivitetit të gastronomisë dhe sallave të dasmave.


“Organizimi i ahengjeve lejohet deri në ora 01:00 me kufizimin e shfrytëzimit të 50 për qind të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 300 të ftuar”, thuhet në vendim, përcjell Telegrafi.

Javë më parë, ishte finalizuar manuali që parashikonte mbajtjen e këtyre aktiviteteve sipas kufizimeve kundër pandemisë COVID-19.

Nga sot lejohen dasmat deri në 300 të ftuar, orari zgjatet deri në ora 01:00
Lexo po ashtu Nga sot lejohen dasmat deri në 300 të ftuar, orari zgjatet deri në ora 01:00

Në fillim të muajit qershor, Qeveria kishte lehtësuar masat kundër COVID-19, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në ora 23:00.

Po të njëjtën mbledhje, Qeveria ka ndarë 420 milionë euro për Pakon e Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19, në kuadër të së cilës hyjnë edhe bonot e diasporës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Pako ka për synim punësimin dhe formalizmin e ekonomisë, përmirësimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal.

Miratohet Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në vlerë 420 milionë euro
Lexo po ashtu Miratohet Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në vlerë 420 milionë euro

“Shuma totale e Pakos së Ringjalljes Ekonomike kap vlerën prej 420 milionë euro dhe vlen të theksohet se në kuadër të pakos hynë edhe bonot e diasporës ku mjetet nga këto letra me vlerë do të përdoren për financimin e një pjese të pakos. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave, të cilat më pas ndahen në nën masa të cilat tashmë i kemi prezantuar. Kryesisht grupet janë: mbështetja e punësimit në vlerë prej 50 milionë euro, ringjallja e ekonomisë së prodhimit në vlerë prej 108 milionë euro, mbështetja për familjet në vlerë prej 50 milionë euro, mbështetja për shërbimet publike 112 euro si dhe investimi në infrastrukturë dhe ambient 100 milionë euro”, ka njoftuar Murati, përcjell Telegrafi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar në parim Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2021.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas miratimit kishte kërkuar që më 28 korrik të mbahet edhe një seancë që të miratohet shqyrtimi i dytë i buxhetit.

“Propozojmë që shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të bëhet në seancën plenare me datë 28 korrik, me fillim në orën 10:00”, kishte deklaruar ajo.

Rishikimi i Buxhetit do të bëhet me procedurë të përshpejtuar
Lexo po ashtu Rishikimi i Buxhetit do të bëhet me procedurë të përshpejtuar

Mirëpo, opozita nuk është pajtuar me këtë shmangie të procedurave.

Pasditen e së premtes, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 69 vota për, asnjë kundër dhe 5 abstenime kanë miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Ligji për Gjykatën Komerciale mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.

Në Kosovë që nga viti 2011, janë hapur disa qendra të arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve biznesore, të cilat mund të shfrytëzohen për t’i shmangur proceset e gjata gjyqësore.

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, Punës e Transfereve dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës së fundit, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh kanë vazhduar grevën e pezulluar.

Fillon greva në ATK, për tri orë nuk ofrohen shërbime
Lexo po ashtu Fillon greva në ATK, për tri orë nuk ofrohen shërbime

Greva kishte filluar ditën e mërkurë, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Kjo grevë ishte mbajtur në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Për sa i përket lajmeve ndërkombëtare, njëzetë vendet më të industrializuara të botës (G20) kanë miratuar një sistem të ri tatimor për të shmangur evazionin fiskal të kompanive ndërkombëtare.

G20-ta si dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për futjen e një sistemi të ri tatimor mbi fitimet e kompanive që operojnë në të gjithë botën.

Vendet e G20-së dhe OECD-së miratojnë ligje kundër evazionit fiskal
Lexo po ashtu Vendet e G20-së dhe OECD-së miratojnë ligje kundër evazionit fiskal

Reforma botërore e taksave përbëhet nga dy shtylla. Shtylla e parë lidhet me të ashtuquajturin taksim në “vendin e origjinës”, që është në fuqi që prej 100 vjetësh. Prej këtij rregulli përfitojnë shumë kompani, të cilat prej shitjeve në mbarë botën gjenerojnë të ardhura prej më shumë se 20 miliardë euro në vit.

Shtylla e dytë ka të bëjë me një taksë të detyrueshme mbi fitimet e korporatave. Kjo taksë prej të paktën 15 për qind synon të parandalojë evazionin fiskal përmes zhvendosjes së selive të kompanive në të ashtuquajturat “parajsa fiskale”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori