LAJMI I FUNDIT:

Zgjatet afati i aplikimit për programin e vetëpunësimit për të riatdhesuarit

Zgjatet afati i aplikimit për programin e vetëpunësimit për të riatdhesuarit

Është zgjatur afati i aplikimit në kuadër të thirrjes për personat e riatdhesuar për vitin 2019, për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje furnizim me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.

Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e Hënë 22 Korrik 2019, në orën 14:00.


“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) zgjasin afatin për aplikim në kuadër te thirrjes se hapur për personat e riatdhesuar për vitin 2019 për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje furnizim me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit”, thuhet në njoftimin e MPMS-së.

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/paisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.

Aplikimi për plan të biznesit duhet të dorëzohet në zyrën më të afërt të punësimit ku aplikuesi/ja është regjistruar si i/e papunë.

Formulari i plotësuar i Aplikimit me dokumentet e bashkëlidhura duhet të dorëzohet personalisht në zyrën përkatëse të punësimit brenda afatit të caktuar në shpallje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori