Shqetësimet e ngritura për abuzimet me rrjetet sociale kryesisht me të mitur, të cilat ishin në fokus edhe të takimit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla me drejtorin e TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek, u diskutuan në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, me zëvendës ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.
Zëvendësministri dha udhëzimet se si duhet të veprojë një individ nëse përndiqet në rrjetet sociale dhe tregoi masat që merr policia në këto raste.
“Sistemi duhet të ofrojë mundësinë të raportojë direkt. Do ketë grup të dedikuar për të moderuar përmbajtjen në gjuhën shqipe, do të ketë përdorimin e mekanizmave automatikë që të mos lejojë përmbajtje denigruese. Bashkëpunim me palët e treta, organizata për mbrojtjen e të miturve. Nga java e ardhshme fillon zbatimi i masave çështjet që do të thotë që çështjet raportohen nga Shqipëria si ato që kanalizohen te kjo organizatë që bashkëpunon me policinë si ato direkt policia e shtetit, do ketë për mesazhet serioze mbyllje të profileve për një afat 24 orësh por edhe afat maksimal për 72 orë, por edhe në polici duke bërë kallëzim”, tha Lamallari.
“Kemi një reagim dhe besoj që me atë që u dakordësua në takim, shtimi i kontrollit prindëror. Nëse kemi rats që po e shfrytëzon për qëllime kriminale dhe duhet më shumë informacion, organizata merr si njoftim, po policia thotë që ne po hetojmë e thellohemi”, u shpreh ai, teksa bëri thirrje të gjithë që të kallëzojnë çdo lloj forme abuzimi”, shtoi ai.
Krimi kibernetik është shqetësues dhe këtë Sipas Lamallarit e tregojnë edhe shifrat në rritje. Sipas tij vetëm në vitin 2023 ka patur rritje me 40% nga një vit më parë.
“Abuzimi online është shqetësues, përfshihen sektorë të posaçëm për hetimin e pornografisë me të mitur. Kemi rritje të veprave penale të regjistruara nga policia shumë prej tyre vijnë nga raportimet e qytetarëve. Vetëm në 2023 rritje me 40% nga një vit më parë 765 vepra penale të regjistruara vitin e shkuar. 70% e tyre lidhen me abuzimin dhe përdorimin e paligjshëm të rrjeteve sociale. Kemi parë raste që për të miturit shndërrohet në traumë. Ndonëse autorët vihen para përgjegjësisë, por ne po mendojmë për qasje më të gjerë ku në qendër janë viktimat. Numri më i lartë i përdoruesve janë të rinjtë e të miturit dhe janë më të pambrojtur, kërkon më shumë. Rastet më të raportuara janë të mitur dhe gra”, theksoi Lamallari.
Ndër platformat online më shqetësues ai përmendi Tik Tok Ku edhe kontrolli është më i vështirë, dhe bëri apel për kontroll të postimeve nga prindërit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren