LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Arsimit propozon që shkollat të kenë një javë pushim

Zëvendësministri i Arsimit propozon që shkollat të kenë një javë pushim

Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë , ka propozuar që të ketë një javë pushim për të gjithë procesin mësimor.

Rexhaj në fjalimin e tij ka pohuar se janë 12 shkolla duke mbajtur mësim online.

“Është një shkallë e ngritjes së infektimeve dhe në kuadër të këtij vlerësimi kamë marrë kërkesë nga IKSHPK të lejohen dy javë ditë pushim në sektorin e arsimit”, theksoi ai.

Ai tha se kanë dalë me propozim një plus një që nxënësit të shkojnë në pushim një javor dhe në fund të javës të bëhet vlerësim i trendëve që të vendoset si të shkohet më tutje.

“Konsideroj se masat të tilla duhet të merren si pjesë e një pakoje në nivel nacional për arsye të shumësisë së infektimit. Ne kemi dalë me propozim një plus një dhe t’i ruajmë resurset në arsim”, u shpreh ai.

Rexhaj tha se duhet të merren vendimet përkatëse për gjithë sektorët dhe tha se do ti respektojnë vendimet e komitetit për luftimin e pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori