LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Arsimit i përgjigjet PDK-së për tekstet shkollore: Qytetarët reaguan pozitivisht me mbi 60 mijë aplikime

Zëvendësministri i Arsimit i përgjigjet PDK-së për tekstet shkollore: Qytetarët reaguan pozitivisht me mbi 60 mijë aplikime

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, i është përgjigjur kritikave të deputetëve të PDK-së lidhur me mënyrën për furnizimin me tekste shkollore të nxënësve.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se PDK kishte shqetësime se “nuk janë bërë tendera milionësh për blerjen e teksteve me shtëpitë botuese dhe kundërshtuan që buxheti të shkojë te prindërit dhe nxënësit”.

Kelmendi theksoi se reagimet e deputetëve përmbajnë shtrembërime të fakteve dhe mungesë njohurish.


“Ata ndanë brengen se po subvencionojmë drejtpërdrejt prindërit jo vetëm për tekste por edhe për materialet e tjera shkollore. Çka të bie në sy me të parën në reagimet e tyre është shtrembërimi i fakteve por edhe një dozë jo e vogël e mungesës së njohurive”.

PDK-ja: Edhe sivjet, Qeveria Kurti po i lë nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor
Lexo po ashtu PDK-ja: Edhe sivjet, Qeveria Kurti po i lë nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor

Ai vuri në dukje se qytetarët kanë reaguar pozitivisht, me 60,244 aplikime të suksesshme brenda 24 orëve për subvencionet e drejtpërdrejta për prindërit, jo vetëm për tekste, por edhe për materialet e tjera shkollore.

Sipas tij, aplikimi është i lehtë dhe i shpejtë.

“Krejt ndryshe është reagimi i qytetarëve. Për 24 orë janë proceduar me sukses 60,244 aplikime.

Aplikim i lehtë dhe i shpejtë”, ka deklaruar Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori