Numri i madh i ministrive dhe posteve nën-ministrore, nuk do ta dërgojnë Qeverinë e Kosovës në një proces të ristrukturimit apo riformatimit të brendshëm.
Nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, thonë se qeveria është duke funksionuar mirë dhe aktualisht nuk shihet si e nevojshme që të ketë ndonjë ndryshim.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi, tha për Radion Evropa e Lirë se me përbërjen që ka Qeveria Haradinaj, po funksionon mirë dhe njësoj do të vazhdohet tutje.
“Qeveria e Kosovës është duke i kryer obligimet e saj ligjore e kushtetuese me kapacitet të plotë dhe as që është diskutuar mundësia për riformatim të qeverisë dhe do të shkojmë tutje me këtë formacion”, tha Matoshi.
Në anën tjetër, nga zyrtarët ndërkombëtar në Kosovë, shpesh është ngritur çështja e numrit të madh të zëvendësministrave. Mbi 70 zëvendësministra, llogaritet se ka aktualisht qeveria e Kosovës.
Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova ditë më parë kishte theksuar se me një menaxhim më të mirë, pagat që shpenzohen për numrin kaq të madh të zëvendësministrave do të mund të orientoheshin për zhvillim dhe reformë të thellë në arsim.
Por, Matoshi në anën tjetër thotë se nga monitorimet dhe raportet e para të punës së zëvendësministrave, sipas tij, vërehet se të njëjtit janë duke kryer punën mirë dhe nuk janë shënuar parregullsi.
Aktualisht është në proces edhe hartimi dhe miratimi i Ligjit për qeverinë, por i cili nuk besohet se do të fuqizohet gjatë mandatit të kësaj qeverie.
“Raportet e para janë impresive, do të thotë secili është angazhuar në detyrën e vet. Ligji për qeverinë është në proces dhe unë nuk pres që do të ndodh ndonjë ndryshim në këtë mandat. Ligji derisa të miratohet në Kuvend merr kohë”, tha Matoshti.
Ndërkohë, deputeti Haxhi Shala, nga partia Nisma Socialdemokrate, parti kjo pjesë e Qeverisë Haradinaj thotë se nuk sheh ndonjë nevojë për riformatimin e qeverisë. Por, sipas tij, kjo qeveri dhe të tjerat do të duhej të funksiononin në bazë të ligjit.
“Duhet të nxjerrim Ligjin mbi funksionin e qeverisë dhe në kuadër të ligjit të mendohet se çfarë dhe sa ministri do të ketë, sa ministra e zëvendësministra e kështu me radhë. Kjo është dashur të bëhet më herët dhe jo format e qeverive t’u lihen në dorë koalicioneve që formohen dhe ato të emërojnë ministra e zëvendësministra të panevojshëm”, tha Shala.
“Kjo qeveri është mirë që sa më shpejt të sjell në Kuvend ligjin”, tha Shala.
Numri i madh i ministrave dhe sidomos i zëvendësministrave është kritikuar vazhdimisht edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile me konstatimin se përveç që dëmtohet buxheti i Kosovës e bën jo funksionale edhe punën e qeverisë.
Në organizatën joqeveritare ‘Fol’, thonë se çfarëdo riformatimi i kësaj qeverie nuk e ndryshon gjendjen e qeverisjes në vend.
Jeton Zulfaj menaxher i programeve në ketë organizatë thekson se qeverisë aktuale i mungon shumica apo numrat në Kuvend, çka sipas tij, është edhe më shqetësuese.
“Riformatimi ndoshta nuk kishte me qenë zgjidhja derisa legjitimiteti në Kuvend është shumë i kontestuar. Qeveria nuk i ka numrat në Kuvend që ta rifreskojë qeverinë përmes riformatimit”.
Sipas Zulfaj, kur një qeveri e humb shumicën shtrohet edhe nevoja e organizimit të zgjedhjeve.
“Nëse mundet një shumicë parlamentare të arrihet edhe pa shkuar në zgjedhje, atëherë kjo na çon në një situatë të re. Mirëpo riformatimi në një qeveri kur janë afër 80 zëvendësministra, nuk do të ndryshonte modelin e qeverisjes”, tha Zulfaj.
Koalicioni aktual qeverisës përbehet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Social Demokrate, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe e cila merr pjesë vetëm pjesërisht në punën e ekzekutivit dhe disa parti tjera më të vogla.
Qeveria e Kosovës, është kritikuar nga shoqëria civile për faktin se ka shumë ministri, duke i lënë pas, jo vetëm vendet e rajonit, por edhe më gjerë.
Sipas përfaqësues të shoqërisë civile, ky numër i kabinetit konsiderohet luks i panevojshëm.
Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra dhe 21 ministra, të cilët i kanë edhe zëvendësit e tyre.
Besohet se kabinetit qeveritar me një numër kaq të madh të ministrave dhe zv.ministrave është krijuar për shkak të përmbushjes së kërkesave të partive të shumta që ka koalicioni aktual.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Opozita kërkon interpelancë në Kuvend për dokumentarin e medias italiane, reagon Rama
Korrupsion me lejet e shfrytëzimit të plazhit në Ksamil, SPAK çon për gjykim dy ish-zyrtar të pushtetit lokal
Arrestohen dy protestues para Bashkisë së Tiranës, u gjetën me lëndë piroteknike
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre