Ky është një nga ato raste kur një foto flet më shumë se 1 000 fjalë… zëvendëskryeministrja e Suedisë ka shpërndarë një foto që është interpretuar si tallje “eksperte” me Presidentin e ri Amerikan, Donald Trump.

Isabella Lovin, e cila shërben po ashtu edhe si ministre për Zhvillimin Kombëtar shpërndau të premten një foto ku shfaqej duke nënshkruar ligjin e “referimit” mbi ndryshimet klimatike që do të forcon qeveritë e ardhshme Suedeze të zerojnë emisionet në atmosferë brenda 2045-ës. “Për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt,” shkruan ajo.


2 42

Mënyra se si qëndron ajo në tryezë dhe pozicionimi i bashkëpunëtoreve të saj pranë tryezës përbën një imitim të fotos së mëposhtme të Presidentit Trump, kur më 23 Janar nënshkroi  një urdhër ekzekutiv.

Efekti i urdhrit ekzekutiv të Trumpit ishte ndalimi i financimeve amerikane për organizata të jashtme që nxisin ose kryejnë aborte, transmeton tvklan.

3 28

Fotoja atë kohë bëri xhiron në rrjetet sociale si një vendim që nënshkruhej nga një burrë, në prani vetëm të burrave por që ndikonte gratë.