Valvula është ind i përbërë nga fletëza të holla (kuspise) të cilat me lëvizjen e tyre mundësojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim

Dr. Arbër Kutllovci
Mjek specialist, kardiokirurg
e-mail: arber.kutllovci@spitaliamerikan.com
tel: +38344404029

Çfarë funksioni kryen valvula aortale?

Valvula aortale është e përbërë prej tri fletëzave dhe kontrollon rrjedhjen e gjakut nga ventrikuli (barkushja) e majtë në aortë (ena më e madhe e gjakut në trupin tonë). Gjithashtu në gjendje normale pengon kthimin e gjakut nga aorta në ventrikulin e majtë.

Çfarë është zëvendësimi i valvulës aortale?

Zëvendësimi i valvulës aortale përfshin largimin e valvulës (fletëzave) së dëmtuar dhe zëvendësimin e saj me protezë të re nga materiali sintetik apo indet shtazore.

Çfarë janë protezat nga materiali sintetik dhe kur përdoren ato?

Valvulat mekanike janë të prodhuara nga materiali i veçantë sintetik prej karboni dhe titaniumi. Vlera kryesore e tyre është qëndrueshmëria. Zakonisht këto valvula janë të qëndrueshme deri sa të jeton njeriu.

Çfarë protezat biologjike dhe kur përdoren ato?

Protezat biologjike janë krijuara nga indet shtazore (valvula e derrit, perikardi i lopës, kalit, etj). Valvulat e tilla e kanë qëndrueshmërinë më të shkurt, dhe ndoshta gjatë jetës duhet re-intervenuar për zëvendësimin e saj.

Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e valvulës mekanike dhe biologjike?

▪ Valvula mekanike ka qëndrushmëri deri sa jeton njeriu, mirëpo duhet përdorë terapi antikoagulante gjithë jeten.
▪ Valvula biologjike ka qëndrueshmëri të shkurt (më shumti 15 vite), mirëpo pacienti nuk përdor terapi anti-koagulante, por vetëm terapi anti-agreguese.

Kur duhet zëvendësuar valvula aortale?

Valvula aortale do të duhej të zëvendësohej për dy arsyeje:

▪ valvula është ngushtuar (stenoza e valvulës aortale), ku hapja e valvulës është më e vogël duke penguar rrjedhjen e gjakut nga ventrikuli i majtë në aortë.
▪ valvula aortale lëshon (insuficienca e valvulës aortale), me ç’rast valvula lejon gjakun të kthehet mbrapa nga aorta në ventrikulin e majtë.

Si realizohet zëvendësimi i valvulës aortale?

Zëvendësimi i valvulës aortale realizohet nën anestezion të përgjithshëm, që do të thotë pacienti është në gjumë dhe nuk ndjen asgjë gjatë operimit.

Çfarë çasje kirurgjik mund të realizohet zëvendësimi i valvulës aortale?

Janë dy metoda kirurgjike për zëvendësimin e valvulës aortale:

1. Metoda standarde kirurgjike:

– incizion i gjatë rreth 20-25 cm në kraharorin tuaj për të mundësuar qasjen në zemër,
– zemra juaj ndalet dhe makina zemër-mushkëri e merr funksionin e zemrës dhe mushkërive,
– valvula e dëmtuar largohet dhe zëvendësohet me protezë të re,
– zemra juaj fillon përsëri të punoj dhe kraharori juaj mbyllet.

2. Metoda minimale invazive:

– incizion i vogël rreth 6-8 cm në kraharorin tuaj për të mundësuar qasjen në zemër,
– zemra juaj ndalet dhe makina zemër-mushkëri e merr funksionin e zemrës dhe mushkërive,
– valvula e dëmtuar largohet dhe zëvendësohet me protezë të re,
-zemra juaj fillon përsëri të punoj dhe krahrori juaj mbyllet.

Operacioni për zëvendësimin e valvulës aortale zgjatë disa orë.

Sa zgjatë përmirësimi i gjendjes suaj pas intervenimit kardiokirurgjik?

Ju do të duhet të qëndroni në Spital për disa ditë (deri 1 javë). Duhen dy deri tre muaj deri të rekuoperoheni plotësisht.

Cilat janë rreziqet e zëvendësimit të valvulës aortale?

Si çdo operacion kardiokirurgjik edhe zëvendësimi i valvules aortale është operacion i madh dhe bartë me vete rreziqet, e këto kryesisht janë:

– infeksioni i plagës, mushkërive, vezikës urinare dhe vetë valvulave të zemrës,
– koagulimi i gjakut,
– sulmi në tru,
– çrregullime të ritmit të zemrës,
– ulje e funksionit të zemrës, etj.

Si është prognoza e zëvendësimit të valvulës aortale?

Risku për vdekshmëri nga zëvendësimi i valvulës aortale është 1-3%. Shumica e pacientëve të cilët shpëtojnë nga ndërhyrja kardiokirurgjike kanë pritshmëri për jetë normale.

Cilat janë këshillat që pacientët e operuar duhet ndjekur?

▪ përdoreni me kujdes terapinë anti-koaguluese mbani vlerën e INR gjithmonë sipas rekomandimeve të kardiokirurgut,
▪ mos vozitni deri 4-6 javë pas operimit,
▪ duhet pushim nga puna 6 deri 12 javë (varësisht nga puna që punoni),
▪ ju duhet të kaloni 2-3 muaj pas operimit për tu rikuoperuar plotësisht,
▪ në këtë kohe pandemie duhet izoluar plotësisht, për të ju shmangur infeksionit me COVID-19, sepse rrezikon jetën tuaj.

/Telegrafi/