"Zero njohuri për futbollin": Tifozët reagojnë ndërsa Pedri ndërton lojtarin e tij perfekt

Në një intervistë të fundit për “Topin e Artë”, mesfushorit të Barcelonës, Pedri, iu kërkua të ndërtonte futbollistin e tij të përsosur duke kombinuar cilësitë e lojtarëve të së kaluarës dhe të tashëm.
Pa shumë hezitim, ai bëri zgjedhjet e tij:
Këmba e djathtë: Neymar;
Këmba e majtë: Lionel Messi;
Pasimi: Xavi;
Gjuajtja: Cristiano Ronaldo;
Driblimi: Lamine Yamal;
Mbrojtësi: Carles Puyol;
Fuqia: Cristiano Ronaldo;
Shpejtësia: Nico Williams;
Inteligjenca: Andres Iniesta.
Megjithatë, përzgjedhjet e tij shkaktuan reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Ka komentuar një tifoz: “Nico Williams? Kjo është çmenduri”.
Një tjetër shkroi: “Lamine për Ronaldinhon? Ai po merret me politikë”.
Ndërsa një tjetër u shpreh: “Zero njohuri për futbollin”. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































