LAJMI I FUNDIT:

Zëri i incizuar i Otto von Bismarkut (Audio)

Zëri i incizuar i Otto von Bismarkut (Audio)

Audienca e shekullit XXI, mund të dëgjojë zërin e Otto von Bismarck – një prej figurave më të rëndësishme të shekullit të XIX-të, me politikat e të cilit bazohet edhe e sotmja.

Bismarcku, kancelari i hekurt i Gjermanisë
Lexo po ashtu Bismarcku, kancelari i hekurt i Gjermanisë

Incizimi është gjetur gjashtë vite më parë në bibliotekën e Thomas Edison. Pas studimeve dhe restaurimeve, studiuesit kanë thënë se cilindri është i vitit 1889, kur Edisoni ka dërguar kolegët në Panairin Botëror në Paris e pastaj në Gjermani për të demonstruar incizimin e zërit.

Thënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!
Lexo po ashtu Thënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!

Ky është incizimi i vetëm i kancelarit të parë gjerman. Incizimet tjera që janë gjetur janë bërë në laboratorin e Edisonit, ku ka edhe muzikë orkestrale dhe korale. /Telegrafi/