LAJMI I FUNDIT:

Zeqiri: Në Kuvend më 27 prill kishte edhe persona me armë

Zeqiri: Në Kuvend më 27 prill kishte edhe persona me armë

Në seancën e sotme për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar dëshmoi Muhamed Zeqiri tha gjatë hyrjes së turmës në Kuvend ai së bashku me disa deputetë ka arritur të fshihet në zyrën e përkthyeseve në qendrën e konferencën nga ku ka dëgjuar se si turma thërriste emrin e tij me fjalë fyese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përderisa por e rrihnin deputetin Pavlle Bogoevskin bërtisnin: ku është Muki, ku është shqiptari. U munduan të hyn edhe në hapësirat ku isha unë, por deputetja Remenski u tha se dera është e mbyllur dhe se nuk ka askush”, dëshmoi deputeti Zerqiri. Ai tha se disa persona të cilët kanë hyrë në Kuvend e kanë fyer dhe kërcënuar se do ta vrasin. “Kishte edhe kërcënime të përgjithshme: Do tju vrasim të gjithëve”, tha Zeqiri.


Deputeti gjithashtu tha se nga lart e kanë ndjekur të tërë situatën në qendrën e konferencës dhe se ka vërejtur persona me armë.

“Vërejta një persona i cili pas shpinës kishte armë. Në një kohë i ra arma poshtë dhe filloi ta kërkojë ndër turmën. Personi me armë ishte me bluzë të zezë, tullac dhe me mjekër”, tha Zeqiri.

Në dëshminë e tij për ngjarjet e 27 prillit, Zeqiri tha se dy orë e gjysmë ka ndjekur situatën nga zyra për përkthim me çka pastaj janë transferuar në hapësirat tjera ku ka pasur edhe deputetë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori