Me 62 vota “për”, 16 “kundër” dhe pa “të përmbajtur”, deputeti Zeqir Ramçilloviq është votuar nënkryetar i Kuvendit.

Ai për këtë funksion është propozuar nga ana e deputetëve të BDI-së dhe LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ramçilloviq në postin e nënkryetarit të Kuvendit vjen pas dorëheqjes së Vesel Memedit.

Më herët, Ramçilloviq i cili ishte pjesë e Grupit të Pavarur të OBRM-PDUKM-së, përmes një letre e njoftoi kryetarin e Kuvendit se e lëshon grupin e deputetëve të opozitës dhe do të veprojë si deputetë i pavarur./Telegrafi/