LAJMI I FUNDIT:

Zeneli rrëfehet për momentin më të vështirë në karrierë, bisedën e parë me Vojvodën, ndihmën nga FFK dhe Reims si dhe shokun te Kosova që e ka telefonuar më së shpeshti

Zeneli rrëfehet për momentin më të vështirë në karrierë, bisedën e parë me Vojvodën, ndihmën nga FFK dhe Reims si dhe shokun te Kosova që e ka telefonuar më së shpeshti

Arbër Zeneli ka shkëlqyer me Kosovën që pas ardhjes së trajnerit Bernard Challandes.

Numri 10 i Dardanëve ka qenë tmerr për çdo Kombëtare kundërshtare, mirëpo në ndeshjen ndaj Malit të Zi ai pësoi një lëndim të rëndë.

Zeneli këputi ligamentin gjë që bëri të qëndrojë tetë muaj jashtë fushave dhe për këtë temë ai ka folur në një intervistë për Telegrafin në faqen zyrtare në Instagram.


Reprezentuesi i Kosovës është rikthyer të flas edhe njëherë tjetër për atë lëndim, ndërkohë që e kujton si njërin nga momentet më të vështira të karrierës.

“Kur u lëndova më erdhi afër Mërgim Vojvoda dhe më tha që nuk është asgjë sepse edhe ai kishte pësuar diçka të ngjashëm, por unë e ndjeva se nuk është diçka e zakonshme”.

“Fillimisht kam filluar të eci dhe më pas erdha në Kosovë ku kam bërë disa kontrolle e pastaj edhe në Francë, ku u vërtetua se ishte i pashmangshëm operimi”, deklaroi Zeneli për Telegrafin.

25-vjeçari thotë se i kanë qëndruar afër Federata e Futbollit të Kosovës, por edhe klubi i Reims.

“Gjatë gjithë kohës FFK dhe Reims më kanë qëndruar afër për gjithçka dhe u jam falënderues”.

“Të gjithë lojtarët më kanë kontaktuar për të më uruar shërim të shpejtë, por edhe trajneri Bernard Challandes dhe presidenti i FFK-së që më ka shkruar çdo ditë”, vazhdoi tutje Zeneli.

Në pyetjen tonë se cili është lojtari që e ka kontaktuar më së shumti gjatë kësaj kohe, ai është përgjigjur.

“Herolind Shala ka qenë lojtari që më ka kontaktuar më së shpeshti. Të gjithë më kanë telefonuar e shkruar, por Herolindi më së shumti”, thotë Arbëri.

Zeneli ka zbuluar edhe mikun e tij më të mirë tek Përfaqësuesja e Kosovës.

“Herolind Shala është shoku më i mirë i imi te Kosova. Që nga grumbullimi i parë kemi qëndruar së bashku dhe kuptohemi shumë mirë bashkë. Ai është miku im më i mirë”, deklaroi Zeneli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori