Zendaya mahnit në Romë me një paraqitje të guximshme në premierën e “The Drama”

Zendaya tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e filmit të ri The Drama në Romë, ku u shfaq përkrah bashkë-yllit Robert Pattinson.
Aktorja u shfaq elegante dhe provokuese me një fustan të zi me dekolte të thellë dhe detaje me xhevahire, duke kompletuar pamjen me taka dhe bizhuteri të ndritshme.
Ndërkohë, Pattinson u paraqit me një stil klasik, me kostum gri, duke ruajtur elegancën në tapetin e kuq, shkruan DailyMail.

Dyshja u panë në humor të shkëlqyer teksa promovonin projektin e tyre më të ri, që pritet me interes të madh nga publiku.
Paraqitja e Zendaya-s vjen mes spekulimeve për jetën e saj personale dhe raportin me partnerin e saj Tom Holland, me të cilin vazhdon të ruajë një lidhje diskrete, pavarësisht vëmendjes së madhe mediatike. /Telegrafi/

































































