Zendaya dha një donacion prej 100 mijë dollarësh për teatrin “Shakespeare” të Kalifornisë që ndodhet në qytetin e Oakland, ku ajo filloi karrierën e saj të aktrimit.
Aktorja e “Euphoria” dha kontributin bujar për kompaninë teatrore duke u partnerizuar me Rrjetin e Donatorëve të Grave (WDN).
Në një deklaratë që u publikua në faqen zyrtare të teatrit, u zbulua se ajo i dhuroi fondet për “North Star Fund”, i cili shkon drejt shfaqjeve të ardhshme, si dhe përmirësime të tjera, shkruan DailyMail.
“Ne i jemi thellësisht mirënjohës Zendayas dhe WDN-së për partneritetin e tyre dhe grantin e tyre bujar prej 100 mijë dollarësh për North Star Fund”, tha Clive Worsley, drejtori ekzekutiv i teatrit, i njohur gjithashtu si Cal Shakes.
“Kjo dhuratë ndihmon që Cal Shakes të vazhdojë të fortë ndërsa përgatitemi për sezonin tonë të 50-vjetorit” – përfundoi ai.
Presidentja dhe CEO e Rrjetit të Donatorëve të Grave, Leena Barakat, u shpreh gjithashtu: “Jemi shumë të kënaqur që jemi në gjendje të ofrojmë këtë grant të përgjithshëm mbështetjeje në partneritet me Zendaya.”
“Shpresojmë që financimi ynë të mbështesë punën tuaj dhe të ndihmojë më tej vizionin tuaj strategjik, kudo që fondet janë më të nevojshme.”
Në vitin 2014, Zendaya tha për “Rolling Out”, teksa reflektoi për zbulimin e parë të pasionit të saj për teatrin dhe aktrimin.
“Mamaja ime punonte në teatrin “Shakespeare” të Kalifornisë kur unë isha shumë e re”, shpjegoi Zendaya për median në atë kohë.
“Unë jam rritur rreth teatrit. Unë isha ajo 8-vjeçarja e çuditshme që ishte e dashuruar me Shekspirin dhe doja të ulesha dhe të shikoja provat për orë të tëra.” – tha më tutje ylli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në "Grammy"

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Fansat tallen me modelin e ri të flokëve të Lionel Messit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës