LAJMI I FUNDIT:

Zemërimi dhe nervoza ju shtojnë peshë – shkenca shpjegon se si!

Zemërimi dhe nervoza ju shtojnë peshë – shkenca shpjegon se si!

Zemërimi nuk nënkupton vetëm të bërtitni dhe të jeni në disponim të keq.

Faktikisht ka tri lloje të zemërimit (pasiv, agresiv dhe këmbëngulës) dhe secila prej tyre shoqërohet me simptomat e veta, transmeton Telegrafi.


Rrjedhimisht, zemërimi nuk është aq i thjeshtë sa mund të duket.

Dhe, ndikimi i zemërimit te ne mund të jetë shumë më i madh sesa vetëm një fjalosje dhe mbrëmje pa disponim.

Një ndër efektet anësore të zemërimit është edhe shtimi i tepërt i peshës.

Gjithçka fillon me adrenalinë…

Zemërimi e manifeston vetveten jo vetëm në gjendjen tonë emocionale, por edhe në proceset kimike të trupit.

Kur zemërohemi, adrenalina lirohet. Kjo pastaj na vë në gjendjen “fight or flight”, ku na aktivizon dhe na shkakton stres.

Për shkak të qarkullimit të gjakut nga organet e brendshme në muskuj, ne nuk mund të ndjejmë uri kur jemi të zemëruar. Por ky ka efekt vetëm afatshkurtër.

Pasi të zvogëlohen nivelet e adrenalinës, ne e ndjejmë nevojën ta rikthejmë energjinë e humbur dhe kështu na shtohet dëshira për të ngrënë ushqim.

Për shkak të faktit se jemi të stresuar, kjo neve na shpie në një gjendje emocionale ku nuk zgjedhim se çfarë hamë dhe se kryesisht konsumojmë ushqime që na sjellin rehati e gëzim, pa e marrë në konsideratë se a janë të shëndetshme apo jo. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side 

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori