LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: I tronditur nga vrasja e policit, ngushëllime familjarëve

Zemaj: I tronditur nga vrasja e policit, ngushëllime familjarëve

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pas vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, sot gjatë një përleshje të armatosur në Istog.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ndjehet i tronditur nga lajmi për vrasjen e pjesëtarit të policisë, duke ju shprehur ngushëllime familjes, qytetarëve dhe kolegëve.


“I tronditur me vrasjen e sotme të luftëtarit të lirisë , pjesëtarit të policisë së Kosovës, Izet Demaj. Izeti ishte djalë trim i Betejës së Lavdishme të Koshares, krah i fortë në Kosovën e pasluftës i LDK-s dhe kryetarit Fadil Ferati. Lavdi Izet, ngushëllime familjes,bashkëluftëtarëve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Istogut”, ka shkruar Zemaj. /Telegrafi/