LAJMI I FUNDIT:

Zemaj takon një grup specialistësh të papunë, thotë se do ta trajtojë problemin

Zemaj takon një grup specialistësh të papunë, thotë se do ta trajtojë problemin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar një grup të specialistëve të fushave të ndryshme të shëndetësisë, të cilët një kohë të gjatë janë të papunë.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky problem do të trajtohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë̈ dhe Qeveria e Kosovës.


“Takova një̈ grup të specialistëve të fushave të ndryshme të shëndetësisë̈, dhe i dëgjova kërkesat e tyre. Numër i konsiderueshëm i të cilëve që një̈ kohë të gjatë janë̈ të pa punë. Ky problem do të trajtohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë̈ dhe Qeveria e Kosovës”, shkruan Zemaj. /Telegrafi/