LAJMI I FUNDIT:

Zemaj shpreson që Qeveria të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Kosovës

Zemaj shpreson që Qeveria të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Kosovës

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, tha se seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga 42 deputetë të opozitës me vetëm një pikë në rend të ditës: “Debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”, do të mbahet më 16 nëntor.

Zemaj këtë deklaratë e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku tha se shpreson që edhe ekzekutivi i vendit do të marr pjesë në këtë seancë.


“E dini që kemi qenë të ftuar për një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të 42 deputetëve që ka të bëjë me politikën e jashtme. Seanca është caktuar më 16 nëntor. Shpresojmë që qeveria do të jetë pjesë e kësaj seance. GP i LDK-së dhe deputetët nënshkrues insistojnë që kjo çështje të trajtohet me seriozitet. Mospërgjegjësia e Kuvendit po rezulton që ne kemi nevojë për debat dhe të nxjerrim konkluzione të rëndësishme dhe këto çështje të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi”, ka thënë Zemaj.

Ndryshe, Grupi Parlamentar i LDK-së dhe i LVV-së, të martën kanë dorëzuar kërkesën me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me këtë pikë në rend të ditës: “Debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori