LAJMI I FUNDIT:

Zemaj-Limaj, përplasen rreth ligjit dhe platformës për dialog

Zemaj-Limaj, përplasen rreth ligjit dhe platformës për dialog

Deputetët e opozitës të Kuvendit të Kosovës diskutuan nëse duhet apo jo të filloj diskutimi për platformën e finalizuar nga ekipi negociator për dialogun e Kosovës me Serbinë, pasi sipas opozitës së pari duhet të votohet ligji pastaj platforma.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se platforma duhet të vij nga ligji, mirëpo sipas tij ligji nuk ekziston.


Ai tha se është duke u bërë një tollovi, siç është edhe vet kjo qeverisje.

“Ne në tavolinë kemi një raport nga komisioni joformal, dhe kjo nuk i plotëson kushtet.. Platforma duhet të derivoj prej ligjit, i cili ligj nuk ekziston. A është duke iu propozuar kuvendit një ligj prej një ligji i cili nuk ekziston? Është një tollovi e jashtëzakonshme, siç është dhe kjo qeverisje”, ka thënë Zemaj.

Zemaj po ashtu potencoi se në këtë seancë duhet të marr pjesë edhe Shpend Ahmeti, i cili është zëvendës i Fatmir Limaj në Ekipin negociator.

“E para zëvendës kryeministri kur të flet për procesin e dialogut duhet ta ketë edhe zëvendësin e tij i cili nuk është këtu. Kryetari po bëni shkelje të rregullores sepse rezoluta nuk është obligative, mirëpo e shpreh vullnetin e kuvendit”, u shpreh ai.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe bashkëkryesuesi i Ekipit negociator për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë që duhet të dallohet ligji me platformën.

“Duhet të dallohet ligji me platformën janë  dy gjëra të ndryshme. Ligji i rregullon kompetencat nuk ka lidhje me një dokument politik. Në seancën e jashtëzakonshme të 2018 ku është miratuar rezoluta për delegacionin, paralamenti e ka miratuar një rezolutë, ku obligohet brenda një afat 30 ditor t’i paraqes projekt dialogun i cili do ta përfaqësoj Kosovën. Kërkoj që të fillojmë debatin për platformën e paraqitur para deputetëve të Kosovës. Është një temë e rëndësishme për të gjithë ne”, theksoi Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori