Zemaj kërkon që SHBA të ushtrojë ndikimin në përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar ish- Guvernatorin David Beasley, tani drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit në Kombet e Bashkuara.
Zemaj ka deklaruar se Beasley e ka njoftuar me aktualitetin në Kosovë, të arriturat dhe sfidat dhe me procesin e integrimit rajonal dhe ndërkombëtar te Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.
"Njëherit kërkuam që përkundër fokusit të SHBA-ve në temat globale, të ushtrojë ndikimin e tij në përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj EuroAtlantike", ka shkruar Zemaj në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































