LAJMI I FUNDIT:

Zemaj jep detaje rreth Ligjit për sigurimet shëndetësore

Zemaj jep detaje rreth Ligjit për sigurimet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Grupi punues është duke bërë hartimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, teksa për këtë temë tha se është diskutuar edhe me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, u shpreh se pret nga grupi punues dinamikë për draftimin e ligjit.


“Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit”, shkruan Zemaj.

Postimi i plotë:

Së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, diskutuam për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë̈ që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë.

Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit.

Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori