LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Sulmi rus në qendrën tregtare, është një nga sulmet terroriste më sfiduese në historinë evropiane

Zelensky: Sulmi rus në qendrën tregtare, është një nga sulmet terroriste më sfiduese në historinë evropiane

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin rus mbi qendrën tregtare – duke e cilësuar si një “prej sulmeve terroriste më sfiduese në historinë evropiane”.

Gjatë adresimit të tij më të fundit, Zelensky tha se për fat të mirë shumica e civilëve që ishin brenda qendrës, kanë arritur të dalin jashtë me kohë – por akoma “kishte disa brenda”.


“Sot sulmet ruse në qendrën tregtare në Kremenchukut, janë një prej sulmeve terroriste më sfiduese në historinë evropiane”, shtoi Zelensky.

Pas bombardimit të qendrës tregtare në Ukrainë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit
Lexo po ashtu Pas bombardimit të qendrës tregtare në Ukrainë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit

“Një qytet paqësor, një qendër tregtare e zakonshme, me gra, fëmijë dhe civilë të rëndomtë brenda saj. Vetëm terroristët fundërrina, që nuk do të duhej të kishin vend kudo në botë – mund të kryejnë një sulm mbi një objekt të tillë. Nuk është një sulm ajror, ku raketat kanë rënë gabimisht. Përkundrazi ishte një sulm i kalkuluar mirë nga rusët”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Ai i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që ta njohin Rusinë si një “shtet që sponsoron terrorizmin”.

“Shteti rus është organizata më e madhe terroriste në botë. Dhe ky është fakt. Kjo duhet zyrtarisht të njihet. Të gjithë në botë duhet ta dinë se blerja apo transportimi i naftës rusë, ruajtja e kontakteve me bankat ruse, nënkupton t’i japësh shtetit rus para për terrorizëm”, tha për fund Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Azia
Kalo në kategori