LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Rusia nuk e ka pushtuar Bakhmutin

Zelensky: Rusia nuk e ka pushtuar Bakhmutin

Gjatë ditës së sotme u krijua një situatë plotë konfuzion, kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u raportua të ketë thënë se qyteti i Bakhmutit në lindje të Ukrainës ka rënë në duart e ushtrisë ruse.

Megjithatë zëdhënësi i tij reagoi menjëherë, duke thënë se Zelensky nuk ka dashur ta thotë këtë dhe se është keqkuptuar deklarata e tij, transmeton Telegrafi.


Për ta qartësuar situatnë, Zelensky në fjalimin mbyllës në Samitin e G7-ës u pyet sërish nëse është pushtuar Bakhmuti nga rusët.

Zelensky në Samitin e G7-ës: Ëndërrojmë të fitojmë, ëndërrojmë për paqen
Lexo po ashtu Zelensky në Samitin e G7-ës: Ëndërrojmë të fitojmë, ëndërrojmë për paqen

“Nuk mund të ndaj me ju informacionin taktik të ushtrisë sonë, luftëtarëve tanë, por mund të them se Rusia nuk mund të na pushtojë dhe as ta fitojë këtë luftë”, është përgjigjur Zelensky.

“Njerëzit tanë janë tani në një mision shumë të rëndësishëm në Bahmut. Nuk do të them se ku saktësisht, por Bakhmuti sot nuk është i pushtuar nga ushtria ruse”, shtoi ai. /Telegrafi/