Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka marrë një raport nga Kyrylo Budanov, drejtor i inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, i cili përfshinte informacione mbi planet e Rusisë.

"Shumë detaje mbeten të klasifikuara. Ndër pikat që mund të ndahen publikisht, Kyrylo raportoi mbi inteligjencën e disponueshme në lidhje me planet e Rusisë për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, si dhe mbi aspektet kryesore të situatës gjeopolitike rreth Ukrainës. Ne po gjurmojmë lidhjet e Rusisë në rajonet kryesore të botës dhe po i kufizojmë ato", ka shkruar Zelensky në X.


Gjithashtu ka theksuar tha se diskutimi mbuloi edhe operacionet e inteligjencës ushtarake të kryera së bashku me forcat e tjera ukrainase, transmeton Telegrafi.

Presidenti shtoi se ai kishte udhëzuar shërbimin e inteligjencës të "zbatonte masa të caktuara në interes të Ukrainës".

Në anën tjetër që të dy nga fillimi i luftës, i kanë bërë thirrjeve aleatëve perëndimorë për më shumë armë me rreze të gjatë me qëllim që të mund t’i kundërvihen trupave të Putinit. /Telegrafi/