LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Jemi më afër fundit të luftës se sa që mendojnë tjerët

Zelensky: Jemi më afër fundit të luftës se sa që mendojnë tjerët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se lufta ruse kundër Ukrainës është më “afër fundit” se sa që shumë njerëz mendojnë, dhe i ka bërë thirrje aleatëve të forcojnë ushtrinë ukrainase – duke i dërguar sa më shumë armë.

Këto komente i pari i shtetit ukrainas i bëri gjatë një interviste dhënë për ABC News, ku theksoi se plani i fitores po forcon Ukrainën dhe kjo sipas tij është arsyeja pse po kërkon nga miqtë dhe aleatët ta forcojnë Ukrainën.

“Mendoj se jemi më afër paqes sesa që mendojmë. Jemi më afër fundit të luftës”, tha presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.


ABC shkruan se Zelensky vazhdimisht i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, që të heqin kufizimet mbi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi që i janë dhënë Ukrainës, me të cilat synojnë të godasin thellë brenda Rusisë.

Në anën tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se përdorimi i armëve perëndimore për të sulmuar brenda Rusisë, që do të qonte në eskalim të luftës dhe një sfidë direkte me NATO-n.

Këto thirrje vijnë në kohën kur ukrainasit prej javësh kanë nisur inkursionin në rajonin rus Kursk, kurse Zelensky beson se Putin është “frikësuar” nga ky operacion në Kursk.

“Është e vërtetë. Ai është frikësuar shumë. Pse? Sepse njerëzit e tij e panë se ai nuk mund ta mbrojë tërë territorin e tij”, shtoi Zelensky.

Ai është i bindur se Ukraina mund ta detyrojë “Putinin të ndalë luftën”, duke arritur një “pozicion të fortë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori