LAJMI I FUNDIT:

Zelensky me fjalim të fuqishëm para ligjvënësve kanadezë: A mund ta imagjinoni që dikush t’iu sulmojë juve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar me një fjalim të fuqishëm parlamentit kanadez këtë pasdite.

Përpara se të merr fjalën, Zelensky mori duartrokitje të gjata nga të gjithë deputetët e pranishëm.


Lideri ukrainas e filloi fjalimin emocionues duke iu drejtuar personalisht kryeministrit kanadez, “Justin, a mund ta imagjinosh? A mund ta imagjinoni që çdo ditë të merrni informacione që tregojnë numrin e viktimave, përfshirë gratë dhe fëmijët?”.

Truedau: Zelensky po mbron të drejtën e ukrainasve për të zgjedhur të ardhmen e tyre
Lexo po ashtu Truedau: Zelensky po mbron të drejtën e ukrainasve për të zgjedhur të ardhmen e tyre

“Keni dëgjuar për bombardimet, aktualisht kemi 97 fëmijë që kanë vdekur gjatë kësaj lufte. A mund ta imagjinoni? Kulla e famshme CN në Toronto, nëse do të ishte goditur nga bombat ruse? Sigurisht që nuk ia dëshiroj këtë askujt, por ky është realiteti ynë”.

Ndërkohë, kryeministri kanadez, Justin Trudeau mirëpriti Zelenskyn dhe duartrokiti guximin e tij ndërsa Rusia po vazhdon me agresionin në Ukrainë, duke thënë se “Guximi juaj dhe guximi i popullit tuaj na frymëzon të gjithëve”. /Telegrafi/