LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re kërkon që t’i tatimoj gjigantët e teknologjisë

Zelanda e Re kërkon që t’i tatimoj gjigantët e teknologjisë

Zelanda e Re po planifikon të bëjë disa ndryshime ligjore në mënyrë që të përfshijë në sistemin e tatimit kompanitë teknologjike si Google, Facebook dhe Amazaon.

Kryeministrja zelandeze Jacnda Ardern, tha se kabineti qeveritar kishte rënë dakord të hartonin një projektligj për mënyrën e përditësimit të sistemit tatimor të vendit për të “detyruar” këto kompani që të paguajnë pjesën e tyre të taksave.


“Sistemi ynë aktual i taksave nuk është i drejtë në mënyrën se si i trajton taksapaguesit individualë dhe kompanitë botërore”, tha Ardern para gazetarëve, përcjell Telegrafi.

Qeveria zelandeze, kompanitë e dixhitalizuara, të tilla si ato të rrjeteve sociale, platformat tregtare dhe ato të reklamave online, aktualisht fitojnë të ardhura të konsiderueshme nga konsumatorët e Zelandës së Re, pa paguar asgjë në këmbim.

Blerja e shërbimeve dixhitale ndërkufitare në Zelandën e Re përllogaritet të jetë rreth 2.7 miliardë dollarë.

Sipas ministrit të Financave të Zelandës, Grant Robertson, vlerësimi i të ardhurave nga taksat e këtyre kompanive është 30 deri në 80 milionë dollarë.

Vende të tilla si Britania e Madhe, Spanja, Italia Franca, Austria dhe India kanë miratuar rregullore të tilla. Bashkimi Evropian dhe Australia gjithashtu janë duke menduar për një rregullore të tillë mbi këto kompani. /Telegrafi/