LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Një ministër i Kosovës ia ka blerë dashnores një dhuratë të 8,000 eurove

Zeka: Një ministër i Kosovës ia ka blerë dashnores një dhuratë të 8,000 eurove

Deputeti i koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, ka thënë një intervistë në InfoBox të TV Dukagjinit se do të ishte kandidat shumë serioz për ta udhëhequr Parlamentin, teksa ka shpjeguar se i është ofruar posti ministror për të cilin nuk është i interesuar.

Në lidhje me takimin e sotëm të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, Zeka ka thënë se presidentit të Kosovës i kanë mbetur dy gjëra: shou mediatik brenda Kosovës dhe dialogu me Serbinë”.


Ai thotë se nuk pajtohet edhe me Pal Lekajn nga AAK, se në takim nuk erdhën ata që i kanë humbur zgjedhjet, ndërsa shton se VV dhe LDK kanë vepruar mirë që nuk i janë përgjigjur ftesës së presidentit, pasi ka qenë një takim formal. Ai thotë se presidenti ka mund me caktu seancën edhe pa shkuarjen e Pal Lekajt.

Zekaj ka theksuar se një ministër i Kosovës ka shpenzuar në udhëtim zyrtarë 8,000 euro, për t’i blerë dhuratë dashnores së tij.