Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se moszgjidhja e problemeve me Serbinë ka ndikim negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Kosova perceptohet si vend që ka çështje të pazgjidhura me fqinjët e saj, në këtë rast me Serbinë dhe rrjedhimisht shihet si vend që ofron pasiguri të madhe politike, juridike dhe si vend i cili në aspektin e investimeve prej investitorëve shihet si vend me rrezik të lartë, rrjedhimisht ndodhë kjo që po ndodhë tash e sa vite në vendin tonë ku ne nuk kemi asnjë korporatë serioze që ia mësynë Kosovës”, tha Zeka në Klan Kosova.
Sipas Zekës, Kosova po humbë mundësi të cilat do t’i kishte sikur të kishim raporte normale me Serbinë, derisa raportet me Kosovën nuk kanë ndikim në ekonominë e shtetit serb.
“Kemi dashur të ua bëjmë me dije qytetarëve të vendit dhe atyre që kanë marrë përgjegjësi për udhëheqjen e vendit, domethënë dështojmë në tërheqjen e investimeve të huaja, u humbim kompanive kosovare mundësi për tregti brenda kufijve të Ballkanit Perëndimor”.
“Por edhe probleme të tjera të natyrës së transportit, logjistikës dhe kalimit transit nëpërmjet Serbisë për aq kohë sa nuk e përshpejtojmë normalizimin e raporteve me Serbinë, ne jemi pala që po humbasim, pala tjetër nuk humbet, sepse ka subjekt më të fuqishëm ndërkombëtar, askush nuk ia konteston shtetësinë”, tha Zeka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe