LAJMI I FUNDIT:

Zejtari nga Peja mban dyqanin hapur çdo ditë edhe pse askush nuk e viziton

Zejtari nga Peja mban dyqanin hapur çdo ditë edhe pse askush nuk e viziton

Nexhdet Belegu nga Peja çdo ditë del në vendin e tij të punës edhe pse thuajse produktet e dyqanit të tij nuk i kërkon më askush.

Ai në zejën e saraçit është pothuajse prej shtatë dekadash.

“Unë si fëmijë kam qenë nën ombrellën e babait. Qysh në moshën pesëvjeçare babai më ka marrë afër vetes”.

Ai thotë se kjo zeje ekziston qysh kur kuajt janë përdorë për veprimtari të ndryshme.

“Zeja daton qysh në kohën e fildishit. Por me kalimin e kohës kanë ndryshuar edhe punimet artizanale”, tregon për RTV Dukagjinin i moshuari, përcjell Telegrafi.

Por tregtari i vjetër nuk mban mend produktin e fundit që e ka shitur.

“Mua më kujtohet se kam mundur të shesh 50 qafza [pajisje për kuaj] në javë dhe kam pasur 5-6 punëtorë. Mirëpo sot zeja ka rënë në tërësi…Dyqani është i mbushur por askush nuk futet Brenda. Dal në punë çdo ditë dhe lexoj libra”.

80-vjeçari shprehet i shqetësuar që nuk ka mbështetje institucionale për këtë zeje të vjetër. Ai ka dyshime se këto zeje mund të ripërtërihen ndonjë ditë./Telegrafi/