LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i VV-së ironizon me përgjigjen e komisionit shtetëror ndaj Isufit

Zëdhënësi i VV-së ironizon me përgjigjen e komisionit shtetëror ndaj Isufit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i ka dalë në mbrojte ekspertit të pavarur Florim Isufi i cili në debatin për Demarkacionin ofroi një sërë faktesh se komisioni shtetëror ka gabuar.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook  ka ironizuar me përgjigjen e komisionit shtetëror ndaj Florim Isufit, përgjigje “shkencore” dhe të faktuar.


“Pas gjithë atyre fakteve shkencore të ofruara nga eksperti i pavarur Florim Isufi, të argumentuara me dhjetëra harta kredibile zyrtare, komisioni shtetëror për demarkacion i përgjigjet me një fjali të qartë “SHKENCORE” dhe të FAKTUAR: “e paske hartën e deformume”, ka shkruar Krasniqi./Telegrafi/