Zëdhënësi i KEK-ut: Punimet kanë përfunduar, Blloku B2 mund të rikthehet sonte në prodhim
Janë duke u bërë testet e fundit për rikthimin e Bllokut B2 i ‘Kosovës B’.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli ka thënë se prodhimi në Bllokun B2 mund të rikthehet sonte apo eventualisht nesër.
Bucolli tha se janë duke bërë maksimumin që sa me parë të startojë njësia prodhuese B2.
“Punimet në njësinë prodhuese B2 kanë përfunduar sipas dinamikës së paraparë. Ne aktualisht jemi në fazën e testimeve dhe startimit të njësisë prodhuese, ne jemi duke e bërë maksimumin sa me parë me u lshu. Tash kjo mundet me ndodh edhe gjatë natës sonte edhe nesër gjatë ditës. Por kjo është pak ma komplekse për me të dhanë orë të saktë kur kthehet”, tha ai për KosovaPress.
Kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas KEK-u ka angazhuar ekspertë të huaj për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ulën, në Njësinë B2 të ‘Termocentralit B’.
Kosova është duke u përballur me një krizë energjetike që nga muaji dhjetor për çka tani ZRRE ka paralajmëruar edhe shtrenjtim të çmimit të energjisë, e cila është pranuar edhe nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 49-të kishte ndarë 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës.
Qeveria pati thënë se këto mjete do të shërbejnë për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike. Shfrytëzimi i mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes KEK-ut dhe Ministrisë së Ekonomisë./Kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur